Vazhdojnë fitoret e ushtrisë irakiane në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43149-vazhdojnë_fitoret_e_ushtrisë_irakiane_në_mosul
Ministria e mbrojtjes e Irakut njoftoi për çlirimin e plotë të pjesës lindore të Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 23, 2017 16:25 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë fitoret e ushtrisë irakiane në Mosul

Ministria e mbrojtjes e Irakut njoftoi për çlirimin e plotë të pjesës lindore të Mosulit.

Në një komunikate të kësaj ministrie theksohet se forcat e ushtrisë irakiane kanë zhvilluar disa operacione në lindje të Mosulit, duke spastruar të gjithë këtë rajon nga prania e terroristëve të ISIS dhe duke vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë. Sipas një komunikate të Ministrisë së mbrojtjes të Irakut, forcat irakiane u kanë shkaktuar dëme të rënda terroristëve të ISIS dhe kanë çliruar plotësisht bregun lindor të lumit Tiger dhe tashmë po përgatiten për një mësymje përfundimtare në bregun perëndimor të lumit Tiger.