Vazhdojnë luftimet në lindje të Sirisë
Ushtria siriane ka nisur nga tre drejtime një operacion kundër terroristëve të ISIS në jug të qytetit Dejrulzur, në lindje të Sirisë.
Gjatë këtij operacioni madhor forcat siriane kanë arrtiur të avancojnë në rajonin Al Mekaber, në jug të Dejrulzur, si dhe kanë rrethuar terroristët e ISIS në rajonin Al Moamel duke vrarë dhjetëra terroristë dhe duke shkatërruar shumë armatime të tyre. Gjithashtu njësitë e ushtrisë siriane kanë vrarë një grup terroristësh në rajonin Al Khanadek në jug të Dejrulzurit. Nga ana tjetër, forcat ajrore të Sirisë kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rrethinat e aeroportit ushtarak të Dejrulzurit, duke lënë të vrarë e të plagosur dhjetëra terroristë, ndërsa avionët transportues të ushtrisë siriane kanë hedhur disa dërgesa me ushqime dhe ndihma të tjera humanitare për banorët e rrethuar të rajonit Al Sekan në jug të Dejrulzurit.