Sulme kibernetike kundër institucioneve saudite
Institucionet dhe organizatat shtetërore të Arabisë Saudite janë përfshirë nga sulme kibernetike.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se organizata e telekomunikacionit të Arabisë Saudite ka shprehur shqetësime për sulmet kibernetika ndaj ministrive dhe institucioneve shtetërore të këtij vendi dhe ka kërkuara nga funksionarët e këtyre institucioneve që të marrin masat përkatëse për tu mbrojtur përball sulmeve kibernetike. Organizata e telekomunikacionit të Arabisë Saudite ka paralajmëruar të gjitha kompanitë dhe institucionet e këtij vendi që të jenë vigjilent ndaj sulmeve kibernetike që po kryen me virusin "Shimon 2". Ky paralajmërim është dhënë pasi Khaled Abu Khalil, zëdhënësi i Ministrisë së Punës të Arabisë Saudite, njoftoi për sulmin kibernetik që është kryer ndaj kësaj Ministrie dhe Fundit për Zhvillimin e Resurseve Njerëzore. Kanali televiziv Al Akhbarije ka njoftuar se disa kompani të petrokimisë dhe të industrisë së naftës në rajonin Al-Xhubejl të këtij vendi janë përballur probleme për shkak të sulmeve kibernetike.