Rusia sulmon qendrat e ISIS në Dejrulzur
Janar 25, 2017 16:58 Europe/Tirane
Ministria e mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se avionët luftarakë rusë kanë bombarduar disa qendra të ISIS në provincën Dejrulzur në lindje të Sirisë.
Kjo ministri bëri të ditur se në këto sulme ajrore janë shkatërruar dy qendra komanduese të ISIS, një depo e armatimeve të terroristëve të ISIS si dhe disa vendstrehime të terroristëve në Dejrulzur. Gjatë këtyre operacioneve janë angazhuar avionët Sukhoi-30 dhe Sukhoi-35C, si dhe bombarduesit ndërkontinentalë TU-22S. Gjatë tre ditëve të kaluara, Rusia ka shfrytëzuar bombarduesit strategjikë TU-22 M3, të cilët janë ngritur nga bazat ajrore në Rusi dhe kanë bombarduar pozicionet e terroristëve të ISIS në Dejrulzur, Al Bab dhe Alepo.
Tags