Forcat sioniste martirizojnë një palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43365-forcat_sioniste_martirizojnë_një_palestinez
Forcat e regjimit sionist, kanë martirizuar një palestinez të cilin e kanë akuzuar për përpjekje për kryerjen e operacioneve anti-sioniste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2017 03:52 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste martirizojnë një palestinez

Forcat e regjimit sionist, kanë martirizuar një palestinez të cilin e kanë akuzuar për përpjekje për kryerjen e operacioneve anti-sioniste.

Forcat e regjimit sionist, me pretekstin gjoja se ky palestinez synonte të shtypte me makinën e tij disa ushtarakë sionistë në afërsi të rajonit Makhamas në lindje të Ramallahut, ndaj tij kanë shtënë me armë zjarri dhe e kanë martirizuar. Sionistët për të realizuar qëllimet e tyre ekspansioniste kanë nisur vrasjen e palestinezëve me pretekstin se gjoja palestinezët sulmojnë ushtarakët sionistë. Me zgjerimin e intifadës së tetorit 2015, forcat sioniste me pretekste të ndryshme kanë martirizuar, plagosur dhe arrestuar shumë palestinezë.