Gjermania dhe Anglia dënojnë ndërtimin e kolonive sioniste në Palestinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43375-gjermania_dhe_anglia_dënojnë_ndërtimin_e_kolonive_sioniste_në_palestinë
Gjermania dhe Anglia kanë kritikuar në mënyrë të qartë vendimin e regjimit sionist për ndërtimin e 2500 njësive të reja banimi në territoret e pushtuara të Palestinës dhe kanë deklaruar se ky plan i Izraelit është veprim i paligjshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2017 04:09 Europe/Tirane
  • Gjermania dhe Anglia dënojnë ndërtimin e kolonive sioniste në Palestinë

Gjermania dhe Anglia kanë kritikuar në mënyrë të qartë vendimin e regjimit sionist për ndërtimin e 2500 njësive të reja banimi në territoret e pushtuara të Palestinës dhe kanë deklaruar se ky plan i Izraelit është veprim i paligjshëm.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se OKB, BE dhe Liga arabe të martën me anë të deklaratave të veçanta kanë dënuar planin e miratuar nga regjimi sionist për ndërtimin e 2500 njësive të reja banimi në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës. Zëdhënësi i ministrisë së luftës së regjimit sionist të martën ka deklaruar se Avigdor Liberman, ministri i luftës së regjimit sionist dhe Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, kanë miratuar planin për ndërtimin e 2500 njësive të reja banimi në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Ky është vendimi i dytë i regjimit sionist në lidhje me ndërtimin e kolonive sioniste në dy ditët e kaluara. Vlen të theksohet se me ardhjen e Donald Trump në krye të qeverisë së Amerikës, regjimi sionist ka shtuar politikat e tij ekspansioniste për ndërtimin e kolonive të reja sioniste në territoret e pushtuara palestineze, pavarësisht miratimit të rezolutës së fundit në KS të OKB për ndalimin e ndërtimit të kolonive sionist. Kryeministri i regjimit sionist së fundi në një intervistë me kanalin BBC, ka thënë se Donald Trump do të jetë një mbështetës i fuqishëm i Izraelit.