Në Liban shkatërrohet një rrjet spiunazhi i Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43395-në_liban_shkatërrohet_një_rrjet_spiunazhi_i_izraelit
Forcat e ushtrisë së Libanit kanë shkatërruar një rrjet spiunazhi izraelit i përbërë nga 5 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2017 08:04 Europe/Tirane
  • Në Liban shkatërrohet një rrjet spiunazhi i Izraelit

Forcat e ushtrisë së Libanit kanë shkatërruar një rrjet spiunazhi izraelit i përbërë nga 5 persona.

Zyra informuese e qendrës së sigurisë në Liban njofton se personat e arrestuar kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat e Izraelit në Turqi, Jordani, Angli dhe Nepal. Këta persona janë 2 femra libaneze, një palestineze dhe 2 nga Nepali. Dy femrat nga Nepali mblidhnin informacione në shtëpitë e libanezëve dhe ato ua përcillnin me telefon, ambasadës së regjimit sionist në Nepal. Aktivitet e spiunazhit janë pjesë e programit të regjimit sionist për të depërtuar në Liban dhe kjo është shkelje e sovranitetit të Libanit. Një tjetër lajm nga Liban njofton se forcat e sigurisë kanë arrestuar një terrorist të ISIS në zonën kufitar Ersal. Grupi terrorist ISIS dhe fronti Nusra kanë bërë përpjekje të shumta për tu futur në territorin e Libanit mirëpo ushtria libaneze në bashkëpunim me Hezbullahun ka neutralizuar të gjitha përpjekjet e këtyre grupeve terroriste.