Vriten me dhjetëra terroristë të ISIS në Mosul të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43405-vriten_me_dhjetëra_terroristë_të_isis_në_mosul_të_irakut
Nga sulmi i avionëve luftarakë të ushtrisë së Irakut kundër pozicioneve të grupit terrorist ISIS në Mosul, në veri të Irakut, janë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2017 12:50 Europe/Tirane
  • Vriten me dhjetëra terroristë të ISIS në Mosul të Irakut

Nga sulmi i avionëve luftarakë të ushtrisë së Irakut kundër pozicioneve të grupit terrorist ISIS në Mosul, në veri të Irakut, janë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ushtria e Irakut të enjten në një deklaratë të saj ka bërë të ditur se avionët luftarakë të ushtrisë së këtij vendi kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonin Al-Kirun në perëndim të Mosulit dhe gjatë bombardimit të këtij rajoni, janë vrarë 40 terroristë të ISIS. Gjatë këtyre sulmeve ajrore janë shkatërruar disa automjete luftarake dhe janë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS. Ndërkohë burimet informative kanë njoftuar për fillimin e shërbimeve të qeverisë irakiane në pjesën lindore të Mosulit pas çlirimit të saj nga pushtimi i terroristëve të ISIS duke filluar edhe operacionet për rindërtimin e objekteve të shkatërruara.