OKB e shqetësuar për fatin e dy milionë refugjatëve jemenas
Janar 26, 2017 16:52 Europe/Tirane
Përfaqësuesi i OKB deklaroi se refugjatët jemenas jetojnë në kushte çnjerëzore dhe kanë nevojë për mjetet më elementare të jetesës si ushqime dhe veshmbathje.
Xhorxh Huri, drejtori katariot i zyrës së çështjeve humanitare të OKB në Jemen, deklaroi se numri i refugjatëve jemenas ka shkuar në 2.2 milionë njerëz të cilët jetojnë në kushtet më çnjerëzore dhe kanë nevojë për ndihma emergjente humanitare. Ai gjithashtu kritikoi Arabinë Saudite dhe aleatët e saj se po pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare për popullin jemenas.
Tags