OKB paralajmëron për krizën humanitare në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43453-okb_paralajmëron_për_krizën_humanitare_në_jemen
Drejtori i operacioneve humanitare të OKB ka paralajmëruar për krizën humanitare dhe rrezikun e urisë në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 27, 2017 04:03 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për krizën humanitare në Jemen

Drejtori i operacioneve humanitare të OKB ka paralajmëruar për krizën humanitare dhe rrezikun e urisë në Jemen.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Stefan Ubrain, drejtori për operacione humanitare të OKB, të enjten në KS të OKB ka deklaruar: "Konflikti i Jemenit është shndërruar në një nevojë urgjente për sigurinë ushqimore në botë dhe në rast se nuk merren masa emergjente, uria do të rrezikojë jetën e qindra mijëra qytetarëve jemenas". Ubrain ka shtkuar: "Situata për fëmijët jemenas është edhe më rrezikshme, sepse 2.2 milionë fëmijë jemenas po vuajnë nga keqyshqyerja dhe për çdo ditë po vdesin me dhjetëra fëmijë për shkak të urisë".