OKB paralajmëron për krizën humanitare në Jemen
Janar 27, 2017 04:03 Europe/Tirane
Drejtori i operacioneve humanitare të OKB ka paralajmëruar për krizën humanitare dhe rrezikun e urisë në Jemen.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Stefan Ubrain, drejtori për operacione humanitare të OKB, të enjten në KS të OKB ka deklaruar: "Konflikti i Jemenit është shndërruar në një nevojë urgjente për sigurinë ushqimore në botë dhe në rast se nuk merren masa emergjente, uria do të rrezikojë jetën e qindra mijëra qytetarëve jemenas". Ubrain ka shtkuar: "Situata për fëmijët jemenas është edhe më rrezikshme, sepse 2.2 milionë fëmijë jemenas po vuajnë nga keqyshqyerja dhe për çdo ditë po vdesin me dhjetëra fëmijë për shkak të urisë".
Tags