Rreth 60 pjesëtarë të PKK të vrarë në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43511-rreth_60_pjesëtarë_të_pkk_të_vrarë_në_veri_të_irakut
Pesë anëtarë të PKK  janë vrarë kur një avion i ushtrisë turke ka kryer një varg sulmesh ajrore kundër militantëve të PKK në rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2017 17:03 Europe/Tirane
  • Rreth 60 pjesëtarë të PKK të vrarë në veri të Irakut

Pesë anëtarë të PKK  janë vrarë kur një avion i ushtrisë turke ka kryer një varg sulmesh ajrore kundër militantëve të PKK në rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit të Irakut.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke ka njoftuar përmes një deklarate të premten se të paktën 57 terroristë të PKK u vranë dhe shumë të tjerë janë plagosur më 13 dhe 14  janar kur aeroplanët turq bombarduan pozicionet e tyre në rajonin Metina. Më 16 janar, katër policë turq u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një shpërthim me bombë në anë të një rruge që në shënjestër kishte automjetin patrullues te policise turke në provincën juglindore të populluar me popullsi kurde Dijarbakir. Një burim i sigurisë, duke folur në kushte anonimiteti, tha se militantët e PKK shpërthyen bombën pranë qarkut Sur, që ndodhet 676 kilometra në lindje të kryeqytetit Ankara, kur një makinë e policisë turke ishte duke kaluar.