Amir Abdulahian: Ushtria siriane fituese e luftës kundër terrorizmit
Këshilltari special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit ka thënë: Siria me siguri se është fituese e luftës kundër terrorizmit.
Husejn Amir Abdulahian, këshilltari special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, të premten në takimin e zhvilluar në Damask me z. Valid Al Moalam, ministër i jashtëm i Sirisë, ka thënë: Ardhja në tavolinën e bisedimeve e grupeve të armatosura, përbën një fitore vendimtare për qeverinë dhe popullin sirian. Abdulahian ka shtuar: Negociatat e Astanas në Kazakistan përbëjnë një bazë të mëtejshme për zgjidhjen politike të krizës siriane dhe vlen të theksohet se delegacioni sirian vazhdimisht është konsultuar me delegacionin iranian në këto negociata dhe një gjë e tillë ka luajtur një rol të rëndësishëm në avancimin e këtyre negociatave. Nga ana e tij, Valid Al Moalam, ministër i jashtëm i Sirisë, në këtë takim ka thënë se delegacioni sirian ka marrë pjesë në negociata me një qasje të qartë dhe të hapur për bisedime politike. Ai ka falënderuar RII për ndihmën e deritanishme që i ka ofruar qeverisë dhe popullit sirian në luftën kundër terrorizmit.