Sulm terrorist në perëndim të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43549-sulm_terrorist_në_perëndim_të_irakut
Dy shpërthime terroriste kanë ndodhur sot në qytetin Faluxha në provincën Anbar, në perëndim të Irakut, duke lënë të vrarë të paktën 2 persona dhe tre të tjerë të plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2017 11:56 Europe/Tirane
  • Sulm terrorist në perëndim të Irakut

Dy shpërthime terroriste kanë ndodhur sot në qytetin Faluxha në provincën Anbar, në perëndim të Irakut, duke lënë të vrarë të paktën 2 persona dhe tre të tjerë të plagosur.

Sipas Parstoday, në shpërthimin e parë i cili ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, një autobombë ka shpërthyer pranë një postblloku të ushtrisë irakiane në qytetin Faluxha, duke vrarë 2 ushtarë irakianë. Si pasojë e këtij shpërthimi po ashtu janë dëmtuar një numër i madh i shtëpive përreth vendit të ngjarjes. Shpërthimi i dytë në Faluxha ka ndodhur pranë një rrugë, por duke mos shkaktuar asnjë të vrarë e të lënduar. Vlen të theksohet se këto sulme terroriste vijën si pasojë e progreseve të ushtrisë dhe forcave popullore irakiane në luftën kundër grupeve terroriste në Irak.