Johnson: Përpjekjet për rrëzimin e Asadit kanë dështuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43579-johnson_përpjekjet_për_rrëzimin_e_asadit_kanë_dështuar
Ministri i jashtëm anglez deklaroi se të gjitha përpjekjet e perëndimit për rrëzimin e presidentit sirian Bashar Asad nga pushteti, kanë qenë të pasuksesshme dhe shtoi: Mendoj se Bashar Asad do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2017 16:27 Europe/Tirane
  • Johnson: Përpjekjet për rrëzimin e Asadit kanë dështuar

Ministri i jashtëm anglez deklaroi se të gjitha përpjekjet e perëndimit për rrëzimin e presidentit sirian Bashar Asad nga pushteti, kanë qenë të pasuksesshme dhe shtoi: Mendoj se Bashar Asad do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Siri.

Boris Johnson duke folur në komisionin për marrëdhëniet ndërkombëtare në parlamentin anglez, deklaroi: Nuk ekzistojnë opsione të mira për zgjedhjen e dosjes siriane, ne prej kohësh kemi këmbëngulur në largimin e Asadit nga pushteti, por nuk kemi arritur t’a realizojmë këtë objektiv. Sipas tij, Britania duhet të jetë realiste për rrugët që do të ndjekë ndaj Sirisë, sepse largimi i Asadit nga pushteti është një objektiv që duhet harruar, ndërsa Asad do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Siri.