Vriten disa mercenarë të Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43629-vriten_disa_mercenarë_të_arabisë_saudite_në_jemen
Autoritetet ushtarake të Jemenit njoftuan vrasjen e disa mercenarëve pas një sulmi me topa të kryer kundër bazës së tyre në rajonin Nexhran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2017 07:21 Europe/Tirane
  • Vriten disa mercenarë të Arabisë Saudite në Jemen

Autoritetet ushtarake të Jemenit njoftuan vrasjen e disa mercenarëve pas një sulmi me topa të kryer kundër bazës së tyre në rajonin Nexhran.

Agjencia Saba e lajmeve në Jemen njoftoi se sulmi i ushtrisë së Jemenit është përqendruar kundër bazës ushtarake Sadis të rajonit Nexhran ku përveç të vrarëve janë plagosur edhe disa ushtarakë sauditë. Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit gjithashtu sot kanë sulmuar me predha bazën ushtarake Lialin të Arabisë Saudite ponë rajonin Nexhran. Përleshje mes ushtrisë së Jemenit dhe mercenarëve sauditë ka pasur edhe në rajonet Rada dhe Garishie të provincës Bidha në jug të Jemenit, ku mësohet të jenë vrarë disa mercenarë sauditë. Gjithashtu ushtria e Jemenit ka sulmuar me predha mercenarët sauditë në lindje të qytetit Sedaj në provincën Xhuf në veri të Jemenit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite prej dje kanë nisur sulmet kundër provincës Taiz duke e sulmuar këtë provincë të paktën 50 herë. E mbështetur nga Amerika dhe Anglia, Arabia Saudite ka nisur agresionin kundër Jemenit që prej marsit të vitit 2015 me pretekstin e rikthimit në pushtet të Mansur Hadit presidentit të vetë dorëhequr të Jemenit, duke marrë jetën e të paktën 11 mijë shtetasve të pafajshëm jemenas.