Ushtria siriane përfundon operacionet në Vadi Baradi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43687-ushtria_siriane_përfundon_operacionet_në_vadi_baradi
Komanda e ushtrisë siriane përmes një deklarate ka njoftuar për rikthimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin Vadi Baradi në Damask.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2017 18:15 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane përfundon operacionet në Vadi Baradi

Komanda e ushtrisë siriane përmes një deklarate ka njoftuar për rikthimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin Vadi Baradi në Damask.

Në këtë deklaratë thuhet: Operacionet ushtarake në rajonin Vadi Baradi janë kryer me sukses dhe ushtria siriane ka arritur të kthej kontrollin e plotë në këtë rajon. Në operacionet e ushtrisë siriane në rajonin Vadi Baradi është çliruar një hapësirë e madhe prej 400 km katror që më parë kontrollohej nga terroristët. Komanda e përgjithshme e ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë po ashtu ka theksuar për vullnetin e saj për të vazhduar luftën kundër terrorizmit.