Asad: Lufta në Siri nuk është vetëm ushtarake
Janar 31, 2017 13:44 Europe/Tirane
Presidenti sirian ka thënë se Siria nuk është duke u përballur vetëm me luftë ushtarake, por ekzistojnë edhe dimensione tjera në mesin e të cilëve bën pjesë edhe dimensioni ekonomik.
Sipas kanalit televiziv sirian Al Akhbarie, Bashar Asad, president i Sirisë të martën në takimin e zhvilluar me industrialistët sirianë në Damask, ka thënë se shpresa për jetë për popullin sirian është një nga faktorët dhe motivet më të rëndësishme të rezistencës përballë armiqve dhe terroristëve. Bashar Asad ka thënë se vazhdimi i punës nga industrialistët sirianë ka hasur në pengesa për shkak të luftës në këtë vend dhe padyshim se një gjë e tillë ka ndikuar në dobësimin e ekonomisë së vendit.
Tags