OKB e shqetësuar për kequshqyerjen e fëmijëve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43867-okb_e_shqetësuar_për_kequshqyerjen_e_fëmijëve_në_jemen
Fondi i OKB për Fëmijë (UNICEF) të martën në një raport të tij ka deklaruar se mbi 2 milionë fëmijë jemenas po vuajnë nga kequshqyerja.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 01, 2017 04:19 Europe/Tirane
  • OKB e shqetësuar për kequshqyerjen e fëmijëve në Jemen

Fondi i OKB për Fëmijë (UNICEF) të martën në një raport të tij ka deklaruar se mbi 2 milionë fëmijë jemenas po vuajnë nga kequshqyerja.

Shkaku i shtimit të numrit të fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja është lufta dhe kriza ekonomike e cila ka ushtuar ndikim të madh mbi sektorin e shëndetësisë publike të këtij vendi. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se sipas këtij raport, 2.2 milionë fëmijë jemenas vuajnë në masë të madhe nga kequshqyerja, ndërsa 460 mijë fëmijë nën moshën pesë vjeçare janë në gjendje kritika nga kequshqyerja. UNCEF gjithashtu ka thënë se kequshqyerja është shndërruar në një prej shkaqeve të vdekjes së fëmijëve në Jemen dhe rreth 7% e këtyre fëmijëve vdesin para moshës pesë vjeçare për shkak të problemeve në strukturat e shëndetësisë publike. Vlen të theksohet regjimi Al Saud në marsin e vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer në pushtet ish-presidentin jemenas Mansur Hadi dhe gjatë këtij agresioni deri më tani, janë vrarë me mijëra civilë jemenas.