Vazhdojnë avancimet e ushtrisë irakiane në provinca të ndryshme të vendit
Ushtria irakiane në operacionet e zhvilluara sot në provincën Qerbela, ka neutralizuar dhe asgjësuar një autobombë.
Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, autobomba ishte vendosur nga grupi terrorist ISIS në rajonin Shujab në perëndim të Qerbelasë. Abuhasan Ibrahimi komandant i forcave popullore të Irakut ka shprehur gatishmërinë e këtyre forcave për tu futur në pjesën perëndimore të qytezës Telfar në perëndim të Mosulit. Ai tha se kjo qytezë është rrethuar plotësisht nga forcat popullore të cilat janë në gatishmëri të plotë për të nisur operacionin e çlirimit të kësaj qyteze. Nga ana tjetër në perëndim të qytetit Kirkuk forcat anti-terrorizëm të Irakut kanë arrestuar 6 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS. Sulme të ushtrisë irakiane kundër ISIS janë regjistruar edhe në rajonin Matibixha në provincën Diale dhe në provincën Selahudin ku janë vrarë 7 pjesëtarë të ISIS.