Suksese të ushtrisë siriane në rrethinat e Homsit
Ushtria dhe forcat popullore siriane kanë marrë nën kontroll rajone të shumta përreth aeroportit ushtarak T-4 në lindje të qytetit Homs.
Agjencia siriane e lajmeve SANA, bëri të ditur se pas luftimeve të ashpra me grupet terroriste, forcat e ushtrisë siriane kanë spastruar rajonet jugore të bazës ajrore T-4 nga prania e terroristëve dhe kanë vrarë dhjetëra terroristë. Ndërkohë, vazhdojnë luftimet mes forcave siriane dhe terroristëve të ISIS në rrethinat e aeroportit ushtarak Al Sin në lindje të Damaskut. Deri tani në këto luftime janë vrarë mbi 60 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS. Ndërkohë, 160 banorë të armatosur të qytezës Vardi Baradi u janë dorëzuar forcave të ushtrisë siriane dhe kanë dorëzuar armatimet e tyre, mes të cilave shumë mortaja dhe raketahedhës. Këta persona janë amnistuar pasi janë angazhuar se nuk do të kryejnë asnjë veprim kundër sigurisë dhe stabilitetit të vendit.