Ministrja e mbrojtjes së Italisë mbërrin në Irak
Shkurt 01, 2017 16:03 Europe/Tirane
Roberta Binuti, ministre e mbrojtjes e Italisë, në një vizitë të papritur ka mbërritur sot në Irak.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ministra italiane e mbrojtjes ka zhvilluar një takim me kryeministrin irakian z. Heidar Ebadi si dhe me zyrtarë tjerë të lartë irakianë, ku kanë diskutuar në lidhje me luftën kundër grupit terrorist ISIS si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Vlen të theksohet se Italia ka dërguar 550 ushtarë në Irak për trajnimin e forcave ushtarake irakiane në luftën kundër ISIS. Kontingjenti i ushtarëve italianë është i vendosur në një rajon të sigurt 40 km larg Mosulit.
Tags