Çlirohen 16 km në autostradën Alepo-Al-Bab
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43953-Çlirohen_16_km_në_autostradën_alepo_al_bab
Forcat e ushtrisë siriane në luftimet me terroristët e grupit ISIS, kanë çliruar 16 km të autostradës Alepo-Al-Bab.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 02, 2017 04:03 Europe/Tirane
  • Çlirohen 16 km në autostradën Alepo-Al-Bab

Forcat e ushtrisë siriane në luftimet me terroristët e grupit ISIS, kanë çliruar 16 km të autostradës Alepo-Al-Bab.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat e ushtrisë siriane gjatë operacioneve më të fundit në pjesën lindore të provincës Alepo, kanë çliruar 16 km të autostradës Alepo-Al-Bab nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Ushtria siriane gjithashtu ka neutralizuar sulmin e terroristëve të grupit ISIS ndaj Fakultetit të Forcave Ajrore 50 km në lindje të Alepos dhe u ka shkaktuar humbje të mëdha terroristëve të ISIS. Në Provincën Dejr El-Zur njësitet e ushtrisë siriane kanë shënuar avancime në drejtin të rajonit Al-Meamel dhe Tip Tamin në lindje të qytetit Dejr Al-Zur dhe kanë çliruar disa zona në këtë provincë. Ushtria siriane gjithashtu në rajonin Mekabir që ndodhet në mes aeroportit Dejr El-Zur dhe këtij qyteti , ka çliruar disa zona nga pushtimi i terroristëve të grupit ISIS.