700 terroristë të Al Nusras janë larguar nga Siria
Shkurt 02, 2017 16:21 Europe/Tirane
Një pjesëtar i ndarë nga grupi terrorist Fronti Al Nusra, deklaroi se gjatë javëve të fundit dhe pas disfatave të njëpasnjëshme të këtij grupi në luftimet me ushtrinë siriane, mbi 700 pjesëtarë të grupit Fronti Al Nusra janë larguar nga territori i Sirisë.
Ky person i quajtur Abu Mohamed Sale Al Hamvi, që ka qenë një nga krerët e grupit terrorist Fronti Al Nusra, shtoi se ky grup terrorist e ka humbur kredibilitetin e tij në sytë e anëtarëve të tij dhe këta persona kanë hedhur armët dhe nuk dëshirojnë të luftojnë në Siri. Al Hamvi është ndarë nga grupi terrorist Fronti Al Nusra në vitin 2015 dhe që prej asaj kohe publikon lajme sekrete në lidhje me Frontin Al Nusra.
Tags