Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44021-forcat_jemenase_sulmojnë_mercenarët_sauditë
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me raketa "Zilzal-1" bazat e forcave mercenare saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 03, 2017 04:21 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë

Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me raketa "Zilzal-1" bazat e forcave mercenare saudite.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit të enjten në përgjigje ndaj sulmeve të regjimit Al Saud ndaj këtij vendi, kanë sulmuar me raketa "Zilzal-1" bazat e forcave mercenare saudite në veri të shkretëtirës Meidi ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë. Ndërkohë nga sulmet e avionëve luftarakë të regjimit Al Saud në një rajon afër Sanas, janë vrarë 11 civilë jemenas. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në mars të vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe si pasojë e këtij agresioni deri më tani janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas.