Reagimi i Ligës Arabe për kthimin e Sirisë në këtë union
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44069-reagimi_i_ligës_arabe_për_kthimin_e_sirisë_në_këtë_union
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe kthimin e Sirisë në këtë union e ka ndërlidhur me zgjidhjen politike të krizës në këtë vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 03, 2017 17:13 Europe/Tirane
  • Reagimi i Ligës Arabe për kthimin e Sirisë në këtë union

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe kthimin e Sirisë në këtë union e ka ndërlidhur me zgjidhjen politike të krizës në këtë vend.

Ahmed Abu Algit, sekretar i përgjithshëm i LA, në një intervistë me kanalin televiziv Rusia Aljum, duke shprehur keqardhje për mospjesëmarrjen e vendeve arabe në konferencën e paqes në Siri që u organizua në Astana, kryeqytet i Kazakistanit, ka falënderuar përpjekjet që janë bërë për arritjen e rezultateve pozitive në këtë konferencë. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov bëri thirrje të mërkurën për kthimin e Sirisë në grupin e Ligës Arabe, duke thënë se anëtarësia i hapte rrugë gjetjes së zgjidhjes politike për konfliktin e vendit. “Liga Arabe mund të luajë një rol të rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjes së konfliktit. Siria është anëtare legjitime e Kombeve të Bashkuara prandaj duhet të jetë pjesë e Ligës Arabe,” tha Lavrov, në një konferencë shtypi ë kryeqytetin e Emirateve.