Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjatë ditës së premte kanë sulmuar rajone të ndryshme të Jemenit.
Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar një shkollë dhe shtëpitë e civilëve jemenase në rajonin "Al-Nadir" në provincën Sa'de në veri të Jemenit. Avionët luftarakë sauditë kanë sulmuar një automjet civil në rajonin Al- Haxhlan në provincën Meareb është vrarë një civil jemenas dhe janë plagosur dy persona të tjerë. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite të premten gjithashtu kanë bombardua pesë herë qytetin Harad në provincën Haxhe në veriperëndim të Jemenit dhe në rajonin Al-Xhabane në provincën Al-Hodeida në perëndim të këtij vendi. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.