Asad zgjat amnistinë për personat e armatosur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44241-asad_zgjat_amnistinë_për_personat_e_armatosur
Presidenti sirian Bashar Asad e zgjati afatin e amnistisë për personat e armatosur që dorëzojnë armët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2017 16:30 Europe/Tirane
  • Asad zgjat amnistinë për personat e armatosur

Presidenti sirian Bashar Asad e zgjati afatin e amnistisë për personat e armatosur që dorëzojnë armët.

Sipas vendimit më të fundit të presidentit sirian, çdo person që për çdo arsye ka marrë armët për të luftuar kundër ushtrisë siriane, do të falet dhe nuk do të gjykohet nëse deri në muajin qershor dorëzon armët dhe angazhohet se nuk do të kryejë veprime kundër sigurisë dhe stabilitetit të Sirisë. Gjithashtu në bazë të dekretit të Bashar Asad, çdo person që ka kryer pengmarrje por që nuk ka dëmtuar pengun dhe as nuk ka marrë para për lirimin e tij, do të amnistohet.