Shkatërrohen dhjetëra pozicione të ISIS në sulmet e ushtrisë turke
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44243-shkatërrohen_dhjetëra_pozicione_të_isis_në_sulmet_e_ushtrisë_turke
Burime ushtarake turke bënë të ditur se forcat ushtarake të Turqisë kanë shkatërruar dje (e shtunë) në ditën e 166 të operacionit Mburoja e Eufratit 259 pozicione dhe objekte të grupit terrorist ISIS në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2017 16:30 Europe/Tirane
  • Shkatërrohen dhjetëra pozicione të ISIS në sulmet e ushtrisë turke

Burime ushtarake turke bënë të ditur se forcat ushtarake të Turqisë kanë shkatërruar dje (e shtunë) në ditën e 166 të operacionit Mburoja e Eufratit 259 pozicione dhe objekte të grupit terrorist ISIS në veri të Sirisë.

Po sipas këtyre burimeve, në këto sulme janë vrarë 33 terroristë të ISIS dhe 4 janë plagosur. Njësitë e artilerisë së ushtrisë turke kanë bombarduar 220 pozicione të ISIS në qytetin Al Bab në veri të Sirisë, ndërsa forcat ajrore turke kanë shkatërruar 39 pozicione të terroristëve të ISIS dhe 32 ndërtesa që përdoreshin nga terroristët.