Jemeni sulmon me raketa Riadin
(last modified Mon, 06 Feb 2017 05:10:34 GMT )
Shkurt 06, 2017 06:10 Europe/Tirane
  • Jemeni sulmon me raketa Riadin

Një bazë ushtarake në rajonin Muzahemije në perëndim të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite, të dielën në mbrëmje është goditur nga një raketë balistike e sofistikuar e ushtrisë së Jemenit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat jemenase në kundërpërgjigje të sulmeve saudite, kanë kryer një sulm raketor në drejtim të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite. Njësitet e ushtrisë dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit me anë të një deklarate, kanë bërë të ditur se hedhja e kësaj rakete është bërë në kundërpërgjigje ndaj sulmeve saudite dhe krimeve që po kryejnë sauditët kundër popullit jemenas. Në këtë deklaratë theksohet: "Goditjet e ardhshme do të jenë edhe më të rënda". Edhe pse Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite nuk është deklaruar në lidhje me vërtetësinë e kësaj ngjarje, por disa qytetarë të Arabisë Saudite me publikimin e mesazheve në rrjetet sociale, kanë deklaruar se një bazë ushtarake në perëndim të rajonit Muzahemije në afërsi të Riadit është sulmua me një raketë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.

Tags