Regjimi sionist ka arrestuar rreth 600 palestinezë gjatë muajit të kaluar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44293-regjimi_sionist_ka_arrestuar_rreth_600_palestinezë_gjatë_muajit_të_kaluar
Forcat e ushtrisë së regjimit sionist gjatë muajit të kaluar kanë arrestuar rreth 600 palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, në Kods dhe në Rripin e Gazës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 06, 2017 08:09 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist ka arrestuar rreth 600 palestinezë gjatë muajit të kaluar

Forcat e ushtrisë së regjimit sionist gjatë muajit të kaluar kanë arrestuar rreth 600 palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, në Kods dhe në Rripin e Gazës.

Qendra për informim e Palestinës njoftoi se katër organizata palestineze që veprojnë për çështje të të burgosurve palestinezë dhe në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në një raport të përbashkët kanë deklaruar se forcat e regjimit sionist gjatë muajit të kaluar (janar) kanë arrestuar 590 palestinezë  që 128 persona prej tyre janë fëmijë dhe 14 janë femra. Në mesin e të arrestuarve gjithashtu ndodhet edhe një deputet i Kuvendit të Palestinës dhe një gazetar. Sipas këtij burimi, gjykatat e regjimit sionist në muajin janar kanë lëshuar 91 vendime për arrestime të përkohshme të palestinezëve. Në vazhdim të këtij raporti thuhet se 7000 palestinezë ndodhen në burgjet e regjimit sionist. Këto organizata gjithashtu kanë kërkuar nga OKB dhe nga qarqet e tjera ndërkombëtare që të marrin masa urgjente për të ndal dhunën e regjimit sionist kundër popullit palestinez.