Nis takimi i Astanasë mbi çështjen e Sirisë
Burimet të afërta në takimin e bisedimeve të paqes për Sirinë në Astana njoftuan nisjen e takimi të grupit të përbashkët të punës mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë dhe me përfaqësuesin e OKB në Astana të Kazakistanit.
Takimi i grupit të punës kushtuar çështjes së Sirisë me përfaqësuesin e OKB dhe të Jordanisë ka nisur punimet në orën 10 të mëngjesit në Astana. Përgjegjësia e këtij grupi është që të monitorojë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Siri dhe përshpejtimin e veprimeve preventuese për të parandaluar çdo shkelje të armëpushimit si dhe për tu dhënë garanci qeverisë dhe opozitarëve në çështjen e dërgimit të ndihmave humanitare. Vlen të theksohet se në takimin e Asatanasë është theksuar ndarja dhe distancimi i grupeve opozitare me grupet terroriste si fronti Nusra.