Jemeni paralajmëron Arabinë Saudite
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit kërkoi nga sauditët të ndalin agresionin kundër Jemenit dhe paralajmëroi se Riadi ndodhet brenda rrezes së raketave balistike të Jemenit.
Gjeneral Sharaf Lukman, zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit, deklaroi: Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit posedojnë depo të mëdha të armatimeve që nuk janë përdorur ende dhe gjatë ditëve të ardhshme do të kryejnë operacione të reja befasuese kundër agresorëve sauditë. Duke konfirmuar lëshimin e një rakete balistike të Jemenit në një rajon në perëndim të kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad, gjeneral Sharaf Lukman shtoi se kjo raketë është lëshuar në kuadër të strategjisë së shpallur nga Abdulmalek Al Huthi, sekretar i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit. “Lëshimi i raketës balistike në perëndim të Riadit ka një mesazh të qartë për vendet që po marrin pjesë në agresionin kundër Jemenit”, tha gjeneral Sharaf Lukman, zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit.