Bashar Asad kritikon qëndrimin e evropianëve ndaj krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44351-bashar_asad_kritikon_qëndrimin_e_evropianëve_ndaj_krizës_në_siri
Presidenti sirian deklaroi se që prej fillimit të krizës në Siri, shumë vende evropiane kanë mbajtur qëndrim armiqësor ndaj qeverisë siriane dhe kanë përkrahur terroristët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2017 18:06 Europe/Tirane
  • Bashar Asad kritikon qëndrimin e evropianëve ndaj krizës në Siri

Presidenti sirian deklaroi se që prej fillimit të krizës në Siri, shumë vende evropiane kanë mbajtur qëndrim armiqësor ndaj qeverisë siriane dhe kanë përkrahur terroristët.

Bashar Asad, president i Sirisë, priti sot një delegacion të parlamentit të Belgjikës të kryesuar nga Filip De Vinter, ku theksoi se vendet evropiane kanë ndjekur politika joreale ndaj Sirisë duke izoluar vetveten dhe duke i mohuar vetes luajtjen e një roli konstruktiv në zgjidhjen e krizës në Siri. Presidenti sirian theksoi se vendet evropiane duke përkrahur grupe që kanë kryer krime kundër popullit sirian kanë vepruar në dëm të interesave të popujve të tyre. Nga ana e tyre, anëtarët e delegacionit parlamentar belg deklaruan se fitoret e fundit të ushtrisë siriane e në veçanti çlirimi i Alepos, kanë ndikuar në ndryshimin e raportit të forcave në luftën kundër terrorizmit si dhe në ndryshimin e qëndrimeve të disa funksionarëve dhe shteteve perëndimore.