Mogherini: Kolonitë sioniste të Izraelit janë të paligjshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44379-mogherini_kolonitë_sioniste_të_izraelit_janë_të_paligjshme
Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të hënën në Bruksel ka theksuar se ndërtimi i kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës është veprim i jashtëligjshëm dhe Bashkimi Evropian nuk i pranon kolonitë sioniste të Izraelit në territoret palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2017 03:57 Europe/Tirane
  • Mogherini: Kolonitë sioniste të Izraelit janë të paligjshme

Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të hënën në Bruksel ka theksuar se ndërtimi i kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës është veprim i jashtëligjshëm dhe Bashkimi Evropian nuk i pranon kolonitë sioniste të Izraelit në territoret palestineze.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se edhe Nikolas Mladenov, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjet e Lindjes së Mesme, të hënën ka deklaruar: "Ndërtimi i kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës është në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare". Shqetësimet e BE dhe të OKB ndaj vazhdimit të ndërtimit të kolonive sioniste të paligjshme të Izraelit në territoret e pushtuara të Palestinës shprehen në kohën kur parlamenti i regjimit sionist të hënën ka miratuar projektligjin polemik për tu dhënë legjitimitet kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Ky projektligj do të krijojë rrethanat për vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste të paligjshme nga Izraeli në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës. Vlen të theksohet se me ardhjen në pushtet të Donald Trump në Amerikë, regjimi sionist ka shtuar në masë të madhe politikat ekspansioniste dhe për çdo ditë po uzurpon tokat e palestinezëve, pavarësisht faktit se KS i OKB në rezolutën e tij të fundit ka kërkuar ndërprerjen e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës.