Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44411-vazhdojnë_sulmet_ajrore_të_arabisë_saudite_në_jemen
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite në sulmet e kryera sot kundër Jemenit kanë bombarduar provincat Saade në veri dhe Taiz në jug të këtij vendi,.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2017 16:52 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite në sulmet e kryera sot kundër Jemenit kanë bombarduar provincat Saade në veri dhe Taiz në jug të këtij vendi,.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, ushtria jemenase dhe komitetet popullore kanë njoftuar se forcat saudite kanë sulmuar veriun e provincës Saade ku për pasojë është shkatërruar një autocisternë gazi dhe është vrarë një shtetas jemenas dhe plagosur një tjetër. Bombardimet e avionëve sauditë në provincë Taiz gjithashtu kanë shkaktuar dëme të shumta materiale për banorët e kësaj province. Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit u janë përgjigjur sulmeve të sauditëve duke sulmuar një bazë të mercenarëve sauditë në provincën Taiz dhe duke vrarë shumë prej tyre. Ndërsa në sulmin e kryer nga ushtria e Jemenit kundër mercenarëve sauditë në provincën Mareb shumë mercenarë janë vrarë dhe plagosur. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe disa vende arabe të rajonit prej marsit 2015 ka nisur agresionin kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi.