Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë me raketat Zelzal-2
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44435-forcat_jemenase_sulmojnë_mercenarët_sauditë_me_raketat_zelzal_2
Forcat e ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar mercenarët sauditë dhe bazat e tyre me raketa të llojit Zelzal-2.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2017 03:40 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë me raketat Zelzal-2

Forcat e ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar mercenarët sauditë dhe bazat e tyre me raketa të llojit Zelzal-2.

Sulmi i ushtrisë jemenase me raketa të këtij lloji është kryer kundër bazës së mercenarëve sauditë në rajonin Mizan të provincës Taiz. Mësohet se raketa ka qëlluar objektivin dhe u ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe në njerëz, mercenarëve sauditë. Njëkohësisht forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar me topa disa lokacione të mercenarëve sauditë në rajonin Vadi Sale duke lënë të vrarë shumë mercenarë. Gjithashtu dje në bazat Mekalel dhe kodrën Vakil janë vrarë të paktën 6 mercenarë të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për të kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.