Zhvillohet takimi i Këshillit Koordinues të Arabisë Saudite dhe Turqisë
Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite të mërkurën në faqen e saj zyrtare në Twitter ka shkruar: "Takimi i parë i Këshillit Koordinues të Arabisë Saudite dhe Turqisë do të zhvillohet në Ankara me kryesinë e Adel Xhubejr, ministrit të punëve të jashtme të Arabisë Saudite".
Agjencia lajmeve IRNA të mërkurën njoftoi se Ministri e Jashtme e Arabisë Saudite në faqen e saj në Twitter ka shkruar takimi i parë i Këshillit Koordinues të Arabisë Saudite dhe Turqisë do të zhvillohet në Ankara me pjesëmarrjen e Adel Xhubejr, ministrit të punëve të jashtme të Arabisë Saudite dhe homologut të tij turk". Kjo është në kohën kur Mazen Raxhab, kryetari i Këshillit për Punë në Arabinë Saudite, më parë ka thënë se sasi e gjithë investimeve të Arabisë Saudite në Turqi është mbi 10 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, Jusef Xhevahir, kryetari i Këshillit për Punë në Turqisë, ka thënë se Ankaraja dhe Riadi do të bashkëpunojnë në projekte më strategjike.