Avionët luftarakë të regjimit sionist sulmojnë Rripin e Gazës
Gjatë sulmeve ajrore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, janë vrarë dhe plagosur shtatë palestinezë.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se dronët e regjimit sionist sot (të enjten) në orët e para të mëngjesit kanë bombarduar një tunel në kufirin mes Palestinës dhe Egjiptit ku si pasojë janë vrarë dy palestinezë dhe janë plagosur gjashtë të tjerë. Tuneli i bombarduar përdorej për çështje civile dhe për transportin e mallrave. Të hënën e kaluara gjithashtu tanket e regjimit sionist të vendosura në bazën ushtarake në rajonin Bejt Lahija në Rripin e Gazës, kanë sulmuar një zonë në këtë qytezë. Sulmi i ushtrisë së regjimit sionist kundër palestinezëve në Rripin e Gazës është kryer në kohën kur regjimi sionist që nga viti 2007 ka vendosur një bllokadë të hekurt kundër këtij rajoni dhe nuk po lejon hyrjen e kurrfarë mallrave që nevojiten për popullatën palestineze në këtë rajon.