Miliona njerëz në Jemen kanë nevojë për ndihma urgjente
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44537-miliona_njerëz_në_jemen_kanë_nevojë_për_ndihma_urgjente
Zyra e OKB në Jemen ka kërkuar dërgimin e ndihmave humanitare urgjente për të plotësuar nevojat e domosdoshme të mbi 10 milionë njerëzve në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 09, 2017 11:20 Europe/Tirane
  • Miliona njerëz në Jemen kanë nevojë për ndihma urgjente

Zyra e OKB në Jemen ka kërkuar dërgimin e ndihmave humanitare urgjente për të plotësuar nevojat e domosdoshme të mbi 10 milionë njerëzve në Jemen.

Zyra e OKB për çështje humanitare në Jemen ka deklaruar se të paktën 10.3 milionë njerëz janë dëmtuar nga lufta në Jemen dhe për të mbijetuar këtë krizë kanë nevojë urgjente për ndihma ushqimore dhe për shërbime mjekësore dhe për ujë të pijshëm. Sipas këtij burimi, rreth 3.3 milionë njerëz duke përshirë 2.1. milionë fëmijë po vuajnë nga kequshqyerja, ndërsa 2 milionë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. OKB dhe organizatat humanitare për sigurimin e ndihmave urgjente për popullin e Jemenit në vitin 2017, kanë kërkuar një buxhet 1.2 miliardë dollarë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.