Rrëzohet një avion spiun i Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44555-rrëzohet_një_avion_spiun_i_arabisë_saudite_në_jemen
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit në rajonin Bagem të provincës Saade kanë rrëzuar një avion spiun të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2017 14:36 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një avion spiun i Arabisë Saudite në Jemen

Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit në rajonin Bagem të provincës Saade kanë rrëzuar një avion spiun të Arabisë Saudite.

Gjithashtu mësohet se ushtria jemenase ka sulmuar bazën Kros Xhebah të mercenarëve sauditë në rajonin Xhizan. Ushtria jemenase ka shkatërruar një automjet ushtarak të oficerëve sauditë në rajonin Hathira. Arabia Saudite ka vazhduar bombardimin e zonave të ndryshme të Jemenit me avionë luftarake duke sulmuar rajonet al Sheik dhe zonës Manaba në kryeqytetin Sana. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar.