Thirrja e përvuajtur e popullit bahrejnas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44591-thirrja_e_përvuajtur_e_popullit_bahrejnas
Ekzekutimi i tre të rinjve bahrejnas ka shkaktuar një valë të re protestash kundër regjimit Al Khalifa që sundon me dorë të hekurt në këtë Bahrejn.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 10, 2017 05:45 Europe/Tirane
  • Thirrja e përvuajtur e popullit bahrejnas

Ekzekutimi i tre të rinjve bahrejnas ka shkaktuar një valë të re protestash kundër regjimit Al Khalifa që sundon me dorë të hekurt në këtë Bahrejn.

70 % e popullsisë së Bahrejnit përbëhet nga myslimanët shiitë dhe renditet në vendin e tretë në botë për nga numri i popullsisë shiite. Ky vend përbëhet nga 33 ishuj të vegjël e të mëdhenj dhe kryeqyteti i tij është Manama. Në të kaluarën, Bahrejni ka qenë pjesë e perandorisë së Iranit para Islamit. Në vitin 1521, Bahrejni u pushtua nga kolonizatorët portugezë. Një shekull pas pushtimit portugez, në vitin 1602, Shah Abasi sulmoi forcat portugeze duke i shpartalluar ato dhe duke e çliruar Bahrejnin, i cili për 180 vite u bë pjesë e territorit të Iranit. Në vitin 1783, sheikh Ben Khalifa nga fisi Beni Atabe që e kishte origjinën nga Arabia dhe vinte nga shkretëtira Nexhd, e sulmoi Bahrejnin dhe e pushtoi atë në bashkëpunim me kolonizatorët britanikë. Pas pazarllëqeve mes Shahut të Iranit dhe britanikëve, më 14 Gusht 1971 Bahrejni shpalli pavarësinë nga Iranit dhe Irani ishte vendi i parë që njohu zyrtarisht pavarësinë e Bahrejnit.

 

Populli i Bahrejnit kërkon reforma politike, liri, vendosjen e drejtësisë dhe zhdukjen e diskriminimit, si dhe vendosjen e një sistemi të zgjedhur demokratik në këtë vend, mirëpo regjimi Al Khalifa me ndihmën e disa vendeve arabe të rajonit si Arabia Saudite, po vazhdon shtypjen e qytetarëve bahrejnas. Qytetarët e Bahrejnit janë duke luftuar për të drejtat e tyre legjitime kundër regjimit Al Khalifa dhe në këtë rrugë ata kanë dhënë shumë viktima dhe dëshirojnë ta caktojnë fatin e tyre vet, prandaj myslimanët dhe liridashësit e botës duhet ta mbështesin popullin bahrejnas. Sundimtarët e Bahrejnit qoftë para ndarjes nga Irani dhe shpalljes së pavarësisë në vitin 1971, qoftë pas saj kanë shtypur të gjitha lëvizjet drejtësidashëse shiite dhe kanë burgosur internuar dhe vrarë liderët e shiitëve. Në kryengritjet e shiitëve sidomos në vitet 90 ku ata kërkonin demokraci dhe heqjen e diskriminimit, dhjetëra persona u vranë dhe u plagosën dhe qindra të tjerë u burgosën. Sheik Hamd Ben Isa Al Khalifa mbreti aktual i Bahrejnit pasi mori pushtetin në vitin 1999 premtoi reforma politike, madje miratoi edhe një dokument të quajtur “ Karta e veprimit kombëtar”. Por këto premtime nuk u realizuan dhe përpjekja e popullit për të fituar lirinë, u përball me qëndresën e qeverisë së Bahrejnit e cila që nga viti 1971 kryesohet nga sheik Khalifa Ben Selman Al Khalifa. Pas zhvillimeve të fundit në LM valës së lëvizjeve liridashëse, islamiste dhe kundërshtare të Amerikës, u rritën edhe kërkesat e popullit të Bahrejnit, i cili kërkon ndryshimin e regjimit monarkist me një sistem demokratik dhe të pavarur nga të huajt. Kjo për faktin se populli i Bahrejnit më nuk ka besim tek premtimet e përsëritura të dinastisë Al Khalifa. Pas ekzekutimit të tre të rinjve revolucionarë bahrejnas, aleanca “14 shkurti” me anë të një komunikate kërkoi rebelim popullor kundër regjimit Al Khalifa. Aleanca e të rinjve revolucionarë “14 shkurti” ka kërkuar nga populli bahrejnas të dalë nëpër rrugë për të shprehur zemërimin dhe irritimin për gjakun e të rinjve të derdhur padrejtësisht nga regjimi diktatorial i dinastisë Al Khalifa dhe për të kërkuar të drejtat legjitime dhe themelore të popullit bahrejnas. Kjo lëvizje kërkoi që me thirrjet Allahu-Ekber nëpër rrugë dhe altoparlantet e xhamive, populli të fillojë revoltën përfundimtare dhe dërrmuese ndaj regjimit Al Khalifa. Nga ana tjetër, dijetarët fetarë të Bahrejnit publikuan një komunikatë duke reaguar ndaj ekzekutimit të tre të rinjve bahrejnas nga kriminelët e regjimit Al Khalifa dhe shpallen tre ditë zi publike. Në këtë komunikatë dijetarët fetarë të Bahrejnit deklaruan se regjimi diktatorial i Bahrejnit me krimet e tij të shëmtuara ka arritur në fundin e rrugës. Organizatat e të drejtave të njeriut protestuan ndaj vendimit për ekzekutimin e tre aktivistëve në Bahrejn me akuzën e pabazë për implikim në trazirat e vitit 2014 përreth Manamas, kryeqytet i Bahrejnit. Instituti për të drejtat dhe demokracinë në Bahrejn, Qendra e të drejtave të njeriut në Bahrejn dhe Qendra europiane për te drejtat e njeriut dhe demokracinë, i kërkuan regjimit Al Khalifa të lirojë të gjithë të burgosurit politikë si dhe rikthimin e të gjithë bahrejnasve të cilëve u është hequr nënshtetësia e Bahrejnit. Sejed Ahmed Al Vedai, aktivist i të drejtave të njeriut në Bahrejn, ekzekutimin e tre aktivistëve të të drejtave të njeriut e konsideroi “tallje” me drejtësinë dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të dënojë regjimin monarkist të Bahrejnit për shkeljen e të drejtave më elementare të njeriut.

 

Natyrisht dinastia Al Khaifa nuk do të mund të sundonte me forcë mbi shumicën shiite pa përkrahjen e Anglisë dhe të SHBA. Emiri i Bahrejnit 1 vit pas pavarësisë në vitin 1971 nënshkroi marrëveshje ushtarake me Amerikën. Në bazë të kësaj marrëveshje një territor prej 40 km2 u vu në dispozicion të Amerikës. Pas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1977, bashkëpunimi ushtarak mes Bahrejnit dhe Amerikës u zgjerua. Qeveria amerikane për të kontrolluar burimet e mëdha të naftës në botë dhe sidomos në gjirin Persik ka nevojë për Bahrejnin dhe për praninë direkte ushtarake në këtë vend. Në këtë kuadër asnjë regjim në rajon nuk mund tu shërbejë amerikanëve për të patur një prani tëpërhershme ushtarake në gjirin Persik si familja Al Khalifa në Bahrejn. Për këtëarsye qeveria amerikane po përpiqet që duke e bindur emirin e Bahrejnit tu japë lëshime sipërfaqësore politike shiitëve të ruajë me çdo kusht sistemin monarkist të dinastisë Al Khalifa në Bahrejn. Sigurisht Amerika dhe regjimet e tjera monarkiste në gjirin Persik kanë edhe shqetësime të tjera në lidhje me ndryshimin e sistemit monarkist në Bahrejn. Të gjitha vendet arabe në jug të gjirit Persik, kanë sisteme monarkiste dhe jo demokratike pothuajse të ngjashme. Mund të thuhet se populli në këto vende nuk luan asnjë rol në administrimin e vendit dhe në menaxhimin e miliarda dollarëve që vijnë nga eksporti i naftës dhe vetëm nëKuvajt ekziston një parlament me kompetenca të kufizuara. Mbretërit në këto vende dhe familjet mbretërore, ndodhen në listën më të pasurve të botës në një kohë që kjo pasuri vjen nga shitja e rezervave të naftës. Me zgjerimin e informimit të popujve, tashmë popujt nuk pranojnë pushtete të trashëguara dhe konfiskimin e pronave dhe pasurive të një popullit nga një person dhe familja e tij. Shumica e regjimeve monarkiste në gjirin Persik kanë mbetur që nga epoka e kolonizatorëve evropianë dhe sidomos e Anglisë. Qeveritë evropiane dhe Amerika duke përkrahur monarkët e Gjirit Persik, megjithë ekzistencën e sistemeve jo demokratike, gjatë dekadave të fundit kanë mundur të garantojnë interesat e paligjshme të tyre në rajonin strategjik të gjirit Persik dhe të LM. Por ekspertët politikë janë të mendimit se tashmë ka përfunduar epoka e të tilla regjimeve. Ashtu si përmbysja e regjimit të Ben Aliut në Tunizi shkaktoi një efekt domino tek regjimet diktatoriale në Afrikën e veriut, perëndimi dhe monarkët në gjirin Persik janë të shqetësuar se çdo ndryshim politik në Bahrejn do të kishte efektin domino tek regjimet e tjera monarkiste të gjirit Persik.

 

Sot këmbëngulja dhe presionet e pushtetarëve sauditë, për shtypjen e kryengritjes së popullit të Bahrejnit janë më të mëdha edhe nga vetë përpjekjet e regjimit të Bahrejnit. Kjo për faktin se familja Al Saud regjimin e Bahrejnit e konsideron si frontin e parë përballë valës së kryengritjeve popullore. Familja Al Saud në Arabinë Saudite dhe dinastitë e tjera në Gjirin Persik, po përpiqen që duke premtuar për reforma politike dhe ekonomike, të pengojnë protestat në vendet e tyre. Në epokën e informacionit me kërcënime dhe premtime boshe nuk mund të shtypet e drejta e popullit për të patur një pushtet popullor. Përvoja e viteve të fundit tregon se çdo regjim që ka përdorur forcën për shtypjen e protestave popullore është lëkundur dhe pushtetarët diktatorë janë detyruar të largohen nga vendi i tyre. Me anë të dhunës dhe premtimeve mashtruese nuk mund të ndalet vala e lëvizjeve popullore për liri dhe pavarësi në vendet islamike. Censura mediatike e zhvillimeve në Bahrejn dhe neglizhenca e Amerikës dhe e vendeve perëndimore ndaj kërkesave të popullit të Bahrejnit, vetëm sa do të demaskojë edhe më shumë këto vende që pretendojnë se janë flamurtarë të lirisë dhe demokracisë.