Asad paralajmëron Izraelin
Presidenti sirian paralajmëroi Izraelin se do të përballet me pasoja nëse vazhdon sulmet kundër Sirisë.
Bashar Asad, pas shtimit të sulmeve izraelite në territorin sirian, deklaroi:”Nëse Izraeli bombardon Damaskun dhe aeroportin Al Maze, Siria do të bombardojë Tel Avivin dhe aeroportin Ben Gurion”. Kjo është hera e parë që presidenti sirian paralajmëron kaq ashpër regjimin e Tel Avivit. Deri tani, avionët izraelitë kanë bombarduar tre herë aeroportin Al Maze në afërsi të Damaskut, ndërsa Siria është kundërpërgjigjur duke lëshuar çdo herë nga 8 raketa Scud drejt Izraelit. Paralajmërimi i presidentit Bashar Asad ndaj Izraelit bëhet në kushtet kur qeveria e Damaskut e ka konsoliduar pozitën e saj në frontin e luftës kundër grupeve terroriste dhe tashmë i ka potencialet e nevojshme për t’ju përgjigjur ashpër sulmeve të regjimit të tel Avivit kundër Sirisë.