Përleshje mes forcave siriane dhe turke
(last modified Fri, 10 Feb 2017 22:10:58 GMT )
Shkurt 10, 2017 23:10 Europe/Tirane
  • Përleshje mes forcave siriane dhe turke

Observatori i të drejtave të njeriut në Siri me seli në Londër, bëri të ditur se sot janë zhvilluar luftime mes forcave qeveritare siriane dhe forcave të ushtrisë turke në kufirin mes dy vendeve.

Luftimet janë zhvilluar në veriperëndim të qytetit Al Bab në provincën Alepo dhe kjo është hera e parë e konfrontimit direkt mes forcave ushtarake të Sirisë dhe Turqisë. Ky konfrontim ishte i pritshëm për shkak se forcat e ushtrisë siriane kanë nisur një operacion të gjerë për çlirimin e qytetit Al Bab nga pushtimi i terroristëve të ISIS, ndërsa në këtë qytet është implikuar edhe ushtria turke në kuadër të operacionit të quajtur Mburoja e Eufratit. Sipas Mohamed Abdullah, një nga pjesëtarët e njohur të së ashtuquajturës Ushtria Clirimtare Siriane që përkrahet nga Turqia, luftimet e sotme filluan pasi forcat turke hynë në qytetin Al Bab. Sipas tij, në shkëmbimet e zjarrit me forcat siriane, 5 ushtarë turq u plagosën dhe 2 autoblinda të tyre u shkatërruan.

Tags