Jemen: Ushtria vret disa terroristë të Al Kaidës
Burimet jemenase njoftuan vrasjen e disa anëtarëve të grupit terrorist Al Kaida në Jemen.
Agjencia Tasnim e lajmeve njofton se ushtria e shoqëruar nga komitetet popullore ka vrarë në lindje të rajoni Mekha të provincës Taiz disa elementë të grupit terrorist Al Kaida mes tyre Muhsen Avalgi një prej krerëve të këtij grupi terrorist. Burimet jemenase njoftuan se Amerike ka dërguar disa mercenarë për t’i ardhur në ndihmë Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit. Sipas autoriteteve jemenase këta mercenarë që marrin 1500 dollarë pagë në muaj, operojnë në jug të jemenit duke kryer krime dhe duke keqtrajtuar civilët jemenas. Autoritetet e Jemenit gjithashtu njoftuan disfatën e regjimit Al Suad në rajonin Bab Mendab në jugperëndim të Jemenit, ku pas ndërhyrjes së ushtrisë jemenase janë vrarë me dhjetëra ushtarakë dhe mercenarë të regjimit Al Saud. Ndërkohë regjimi Al Saud po mundohet të përdorë kompaninë amerikane Blackwater për të luftuar në Jemen nën urdhrat e Arabisë saudite. Në një tjetër lajm, William Spinder zëdhënës i komisariatit të lartë për çështjet e refugjatëve të OKB ka thënë se me dhjetëra mijëra banorë të Jemenit janë shpërngulur për shkak të konflikteve dhe luftimeve në brigjet perëndimore të vendit. Forcat e Abdarabuh Mansur Hadit presidenti të dorëhequr të Jemenit të cilët mbështeten nga Arabia Saudite, kohët e fundit kanë rrethuar qytetin Mekha dhe janë duke avancuar në drejtim të veriut të Jemenit.