Forcat saudite përleshën me pjesëtarët e ISIS
Shkurt 11, 2017 11:52 Europe/Tirane
Forcat e sigurisë së Arabisë Saudite sot kanë sulmuar vendstrehimin e terroristëve të ISIS në qytetet Medine dhe Xheda.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat e sigurisë së Arabisë Saudite të shtunën në mëngjes në qytetet Medine dhe Xheda gjatë dy operacioneve të ndara janë përleshur me pjesëtarët e grupit terrorist ISIS. Në këto operacione kanë marrë pjesë edhe helikopterët ushtarak dhe burimet informative po presin deklaratat e Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me këtë çështje. Gjatë këtyre operacioneve janë arrestuar disa persona të armatosur.
Tags