Nga sulmi me makinë-bombë janë vrarë 7 vetë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44767-nga_sulmi_me_makinë_bombë_janë_vrarë_7_vetë
Nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë, sot në provincën Helmand në Afganistan janë vrarë 7 vetë, kanë thënë zyrtarët provincialë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2017 18:30 Europe/Tirane
  • Nga sulmi me makinë-bombë janë vrarë 7 vetë

Nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë, sot në provincën Helmand në Afganistan janë vrarë 7 vetë, kanë thënë zyrtarët provincialë.

Në mesin e të vrarëve ishin katër ushtarë dhe tre civilë, ka raportuar një korrespondent i Radios Evropa e Lirë, redaksia për Afganistanin. Zyrtarët shëndetësorë thanë se së paku 20 vetë janë plagosur nga ky sulm. Nga ana tjetër, Qari Yosuf Ahmadi, zëdhënës i talibanëve, ka pretenduar se në këtë sulm janë vrarë dhe plagosur 39 ushtarë dhe policë. Por, këto pretendime të tij të postuara në rrjetin Twitter nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Militantët talibanë kanë okupuar hapësira të gjëra në provincën Helmand.