Ebadi reagon ashpër kundër deklaratës së Shtëpisë së Bardhë
Kryeministri irakian ka deklaruar se Iraku nuk do të jetë pjesë e asnjë konflikti rajonal apo ndërkombëtar.
Sipas Parstoday, Heidar Ebadi, kryeministër i Irakut, të shtunën në një intervistë televizive, duke reaguar ndaj deklaratës së Shtëpisë së Bardhë në lidhje me përmbajtjen e bisedës së tij me Donald Trump, president i SHBA, ka thënë: Bagdadi dëshiron ruajtjen e interesave të tij kombëtare dhe nuk do të merr pjesë në asnjë konflikt i cili do të çonte në katastrofë rajonin dhe Iraku. Ebadi të enjten në mbrëmje ka zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trump. Shtëpia e Bardhë të premten përmes një deklarate, ka thënë se në fillim të bisedës dy liderët kanë biseduar në lidhje me kërcënimin e Iranit.