Gutteres kërkon rifillimin e bisedimeve për paqe në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44877-gutteres_kërkon_rifillimin_e_bisedimeve_për_paqe_në_jemen
Sekretari i përgjithshëm i OKB të dielën në mbrëmje në Riad të Arabisë Saudite vuri në dukje krizën dyvjeçare në Jemen dhe kërkoi nga palët jemenase që të kthehen në bisedimet e paqes.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 13, 2017 02:40 Europe/Tirane
  • Gutteres kërkon rifillimin e bisedimeve për paqe në Jemen

Sekretari i përgjithshëm i OKB të dielën në mbrëmje në Riad të Arabisë Saudite vuri në dukje krizën dyvjeçare në Jemen dhe kërkoi nga palët jemenase që të kthehen në bisedimet e paqes.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB shtoi se me rifillimin e bisedimeve për paqe në Jemen, mund tu jepet fund tragjedive të popullit jemenas. Më parë Stefan Ubraian, koordinatori i OKB për ndihma humanitare, ka paralajmëruar se në rast se nuk merren masa serioze gjatë këtij viti për zgjidhjen e krizës në Jemen, ky vend do të përballet me një krizë të gjerë të urisë. Vlen të theksohet se bisedimet për paqe në Jemen gjatë vitit të kaluara janë zhvilluar në disa faza në Gjenevë të Zvicrës dhe në Kuvajt, por me sabotimet e Arabisë Saudite në lidhje me disa kërkesa të palës jemenase duke përfshirë edhe ndërprerjen e agresionit ushtarak saudit kundër këtij vendi, kanë dështuar dhe janë ndërprerë pa arritur ndonjë rezultat. Kjo është në kohën kur tre parti jemenase më 9 shkurt 2017, me anë të një letre dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB, kanë kërkuar shkarkimin e Ismail Ould Shejkh, të dërguarin special të OKB për çështjet e Jemenit. Në letrën e partive politike jemenase thuhet se bisedimet për paqe në Jemen gjatë vitit të kaluar për shkak të jo efikasitetit të Ismail Ould Shejkh i cili ishte përgjegjës për organizimin këtyre bisedimeve, kanë dështuar dhe nuk kanë sjell asnjë rezultat. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.