Damasku i gatshëm për shkëmbimin e të burgosurve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44927-damasku_i_gatshëm_për_shkëmbimin_e_të_burgosurve
Një burim sirian ka bërë të ditur se Damasku është i gatshëm që në kuadër të procesit të negociatave në Astana të Kazakistanit, të bëjë shkëmbimin e të burgosurve dhe në të kundërtën edhe grupet terroriste duhet të lirojnë civilët sirianë që kanë rrëmbyer.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 13, 2017 15:13 Europe/Tirane
  • Damasku i gatshëm për shkëmbimin e të burgosurve

Një burim sirian ka bërë të ditur se Damasku është i gatshëm që në kuadër të procesit të negociatave në Astana të Kazakistanit, të bëjë shkëmbimin e të burgosurve dhe në të kundërtën edhe grupet terroriste duhet të lirojnë civilët sirianë që kanë rrëmbyer.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një burim zyrtar i Sirisë ka deklaruar se autoritetet siriane kanë vendosur të bëjnë shkëmbimin e të burgosurve me civilët sirianë që janë zënë rob nga grupet terroriste. Ky burim sirian ka theksuar se deri më tani qeveria e Sirisë ka arritur të lirojë shumë civilë sirianë që janë rrëmbyer nga grupet terroriste.